Rama dhe Kos shënojnë hapjen e 4 kapitujve të 'Muri i zgjerimit'! Komisionerja: Shqipëria ka ecur shpejt! Kryeministri: Faleminderit që na rri ‘mbi kokë’

16 Shtator 2025, 09:29 | Përditesimi: 16 Shtator 2025, 09:29

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos vlerësoi edhe njëherë hapat e shpejtë që po ndjek Shqipëria drejt rrugës evropiane. Ajo i tregoi kryeministrit Edi Rama murin e zgjerimit dhe së bashku hoqën ngjyrën e kuqe nga 4 kapitujt e Agjendës së Gjelbër duke e bërë me të verdhë, që simbolizon hapjen e tyre.

I.M/Shqiptarja.com