Rama 'dirigjon' në foton familjare të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

13 Dhjetor 2023, 22:49

Nuk kanë munguar batutat dhe momentet gazmore gjatë samitit në Bruksel në momentin kur liderët e Bashkimit Europian së bashku me ata të Ballkanit Perëndimor janë afruar për të pozuar për foton familjare, një traditë kjo e këtyre samiteve. Teksa liderët mund t'i shohësh lirshëm duke bashkëbiseduar me njëri-tjetrin. Ndonëse vendet janë paracaktuar kryeministri Edi Rama, me humor tenton që të kalojë në rresht të parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.