Rama: Drejtësinë e bëri PS, Altin Dumanin s’e njihte njeri, ne ia dhamë shpatën! Ai tjetri bënte sehir kur vriteshin 4 protestues! Unë jam pengesë që ‘këneta’ ta na kthejë pas

22 Prill, 19:14 | Përditesimi: 22 Prill, 19:14

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se reformën në drejtësi e bëri Partia Socialiste, edhe pse kishte kosto për qeverinë e majtë, pasi u godit edhe në krahun e mazhorancës.

Kryesocialisti nënvizoi se po të mos donin të goditeshin edhe majtas, mjaftonte të mos e bënin reformën në drejtësi, por ai theksoi se ishte i vendosur për barazinë ligjore, që vendi të shkojë në BE.

Rama kujtoi edhe faktin se Altin Dumani është një profesionist i mirë si hetues dhe prokuror i vjetër, por deri para reformës në drejtësi ai dhe kolegët e tij nuk kishin marrë në pyetje apo arrestuar zyrtarë të lartë siç po bëjnë tani me SPAK, përtej të majtës dhe të djathtës.

Kryeministri theksoi se shpatën e drejtësisë Dumanit dhe të njohur e bëri Partia Socialiste, edhe pse shumë zyrtarë të mazhorancës janë arrestuar.

r.k./Shqiptarja.com