Rama: Duke votuar për Shqipërinë në BE, garantoni reformën në drejtësi? Nëse ne s’e donim SPAK, pse ia dhamë ‘kodet e shtëpisë’? Bufi 80-vjeçar do që ta bëjë përsëri çorap vendin

24 Prill 2025, 18:51 | Përditesimi: 24 Prill 2025, 18:51

Kryeministri Edi Rama tha se vetëm PS e arriti reformën në drejtësi dhe i dha shpatën SPAK-ut, atë prokurori që nuk e njihte kush deri më sot.

Ai u shpreh se shqiptarët për ta garantuar këtë reformë në drejtësi që bëri PS, duhet të japin votën më 11 maj për anëtarësimin në BE, sepse kështu as bufi dhe as këneta nuk e shkrijnë dot më.

Me pyetje retorike iu drejtua publikut se nëse qeveria e tij është hajdute, përse do ia jepte “kodet e shtëpisë” SPAK-ut?

Ai theksoi se Altin Dumanin e bëri mazhoranca të njohur, pasi prokuror ishte edhe në kohën e “bufit të kënetës” dhe nuk guxonte të thërriste për të pyetur pushtetarët e lartë, e jo më t’i arrestonte e çonte në gjykatë.

r.k./Shqiptarja.com