Kryesocialisti Edi Rama vuri theksin në fjalën e tij edhe tek përfitimet ekonomike që ka Shqipëria nëse anëtarësohet në Bashkimin Europian. Dhe për ta bërë më të qartë ai tregoi një eksperiencë nga periudha e pandemisë së Kovidit, kur Shqipëria nuk merrte dot vaksina për popullatën, pasi nuk ishte anëtare e Unionit që të ndihmohej si pjesë e asaj familjeje apo ashtu siç ndodhi edhe me Greqinë. Ai iu drejtua grave dhe vajzave socialiste se iu desh të shkonte deri në SHBA të takonte përfaqësuesit e Pfizer dhe në Turqi për të siguruar vaksina. Nëse vendi bëhet pjesë e BE-së, siguron ndihmë financiare 1 mld euro në vit sipas kryeministrit. Rama e shoqëroi edhe me një batutë, nëse “do votohej për Shqipërinë në BE më 2030, apo për mustaqet madhështore të Kujtim Gjuzit”. Fjala e Ramës për përfitimet nga BE-ja dhe batuta me Kujtim Gjuzin: “Shqipëria na duhet në BE, sepse kur hyjmë, kemi buxhet direkt ekstra. Si rasti i vaksinave në kohën e Kovidit, e m’u desh të shkoja në Pfizeri të lutesha për vaksina dhe më pas në Turqi për të marrë pjesën e parë të vaksinave. Sepse ne nuk ishim pjesë e BE. Mori greku se ishte pjesë e BE, familjes europiane dhe kush është atje funksionon me kategori, kontribuues dhe përfitues. Siç do jemi dhe ne kur të hyjmë. Kontribuesit janë të pasurit që ndihmojnë përfituesit. Nëse kemi marrë deri tani 1 mld euro të tëra nga BE, kur të hyjmë ne marrim 1 mld çdo vit, që janë investime dhe fonde, për të bërë edhe atë që kemi detyrimin më të madh, rritjen e pensioneve. Dhe shikoni, se çfarë marrim deri tani nga BE është borxh, kredi, me interesa të ulta e të buta, por është borxh. Si mund t’i vëmë në diskutim këto, a do votojmë për Shqipërinë në BE 2030 apo do votojmë për ‘mustaqet madhështore” të Kujtim Gjuzit?”.
Rama durrsakëve: Zgjidhni mes Shqipërisë në BE më 2030 apo mustaqeve madhështore të Kujtim Gjuzit! Nëse anëtarësohemi, 1 mld euro në vit nga Unioni
Video të tjera
-
Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore: Ndryshimet synojnë rritjen e transparencës dhe forcimin e mbikëqyrjes ndaj institucioneve
10 Qershor, 22:57 -
Protestuesit i ulin të riut flamurin e LGBTQI+, Rama i kritikon: Turp për ngacmuesit, kjo s’është Shqipëria evropiane
10 Qershor, 22:32 -
Drejtoresha e BIRN kërkon përmbajtje televizive edhe në gjuhën e minoriteteve, reagon Bido: Kristina greke, paradite shan projektin e Zvërnecit, pasdite kërkon emisione greqisht
10 Qershor, 16:34 -
Tabaku për Ligjin e Investimeve Strategjike: Duhej të ishte shfuqizuar prej vitesh, nuk solli asnjë zhvillim ekonomik
10 Qershor, 12:28 -
35-vjetori i themelimit të PS Fier, kryeministri Rama: Shqipëria sot në epiqendër të një sërë përplasjesh! Sot shqetësohen për flamingot, por dje këtu bëhej turizëm gjuetie me çifte
9 Qershor, 23:04 -
Plani i rritjes/ Shqipëria ka përfituar 212.8 mln euro nga BE, përfaqësuesja e KE-së: Institucionet i pret shumë punë përpara! SASPAC: Shqipëria bën ligjet, sfidë zbatimi i tyre praktik
9 Qershor, 21:46 -
‘Zvërneci’, Rama: Nuk ka projekt! Arkitektët më të mirë të botës po punojnë për të
9 Qershor, 19:44 -
Rama: Flamingot nisën të riktheheshin në Shqipëri kur unë mora pushtetin dhe vendosa moratoriumin e gjuetisë
9 Qershor, 19:25 -
Investimi në Zvërnec, Rama: E di mirë shijen e gjakut kur protestohet në mjedis jo të lirë! Në 2011 u vranë 4 protestues
9 Qershor, 18:56 -
Protesta për Zvërnecin, Rama: E dobishme për sa kohë mbetet e paqtë! ‘Meme’-t dhe sharjet argëtuese
9 Qershor, 18:54 -
Protesta për Zvërnecin, mesazhi i Ramës: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta!
9 Qershor, 18:46 -
Rama dedikim për gazetaren nga Irlanda: Për lulen time, nga një 'vrasës' flamingosh
9 Qershor, 18:45 -
Rama: Nuk po shesim Sazanin, është pronë e Shqipërisë! Po negociojmë prej 2 vitesh për një marrëveshje
9 Qershor, 18:40 -
‘Zvërneci’, Rama: Projekti nuk është anuluar! Kompania ende s’ka leje ndërtimi! Protestat? Ndikime të jashtme, shumë shpejt faktet
9 Qershor, 18:35 -
‘Gënjeshtrat u kanë bllokuar trurin’, Rama kapet me gazetaren rumune: Projekti për Zvërnecin nuk është anuluar
9 Qershor, 18:34 -
‘Zvërneci’, Rama: Protesta po shfrytëzohet nga Irani, do të publikojmë faktet! S’do të lejoj që projekti të vritet para se të lindë
9 Qershor, 18:32 -
‘Zvërneci’, Rama: Nuk ka projekte që vijnë si grusht kundër natyrës! Mbështetemi te standardet e BE
9 Qershor, 17:55 -
'Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim', Rama debat me gazetaren rumune për Zvërnecin: Projekti nuk është miratuar kurrë!
9 Qershor, 17:44 -
'Shqipëria nuk është republikë bananesh', Rama flet për 'Zvërnecin' me gazetarët europianë: Ka shprehje interesi, jo një projekt, nëse ka leje ndërtimi ma tregoni!
9 Qershor, 17:32 -
‘Zvërneci’, Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?
9 Qershor, 17:23