Rama e propozoi si kandidate për bashkinë e Tiranës, Berisha për Manastirliun: Korba e korrupsionit

11 Shtator, 15:10 | Përditesimi: 11 Shtator, 15:10
  1. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi përzgjedhjen e Ogerta Manastirliut si kandidaten e Partisë Socialiste në zgjedhjet e parakohshme për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

    Kryedemokrati e quajti Manastirliun “korbën e korrupsionit”, duke ngritur akuza të ashpra drejt saj për kohën kur ishte ministre e Shëndetësisë.

    “I çoi korben e korrupsionit, i coi njeriun që me qëndrimin që mbajti ndaj covidit, meriton në mënyrë absolute, minimumin dënim të përjetshëm, janë 22 mijë vdekje që ajo i fshihte, janë 500 milionë euro të avulluara, të dhëna për Covid-in”,- tha Berisha.

    Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama u kërkoi sot anëtarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës që të nisin procedurat për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej muajit shkurt të këtij viti.

r.k./Shqiptarja.com