Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek drejtësia. Ai tha se drejtësia më parë ka qenë e kapur nga pushteti, ku solli edhe rastin e burgosjes së Fatos Nanos, për të cilin e cilësoi si i burgosuri i fundit poltikë që u fut në burg nga Berisha.
Ai tha se tashmë drejtësia është e pavarur nga politika dhe pushteti dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit.
‘Ne do jemi krenar shumë vite më votë është ajo që po ndodh me drejtësinë që të gjithë bufat e mëdhenj dhe të vegjël thonë ai në burg ky në burg, por për herë të parë që kur Shqipëria u bë shtet, për herë të parë në histori ka një shfaqje të duarve të drejtësisë pa prangat e pushtet politikë. Drejtësinë e ka pasur në dorë vetëm një njeri ai që ka qenë i pari i qeverisë, i burgosuri i fundit politikë është Fatos Nano, sepse e futi në burg bufi i kënetës sepse e urdhëroi drejtësinë që të bëjë një çmenduri politike. Sot ne se kemi më në kontroll drejtësinë kemi bërë një reformën nw drejtwsi.
Altin Dumani nuk lindi këto 3 vite ka qenë këtu, nuk e sollën nga hëna as nga Amerika, NGA Shupenza ka bërë shkollën e keni dëgjuar Dumanin ju që thirri këtë e atë jo. Po ndonjë tjetër kishit dëgjuar thirri këtë dhe atë. Nuk ka pasur janë futur në burg ministra, por me urdhër nga i pari, kurse sot është diçka tjetër. Por sot janë të gjithë të barabartë para ligjit. Ata thonë ku i ke shokët, shihni sa shok kam unë këtu. Bufi thotë më jepni votën në 11 maj dhe më 12 do shkrij SPAK', tha ai.