Rama: Fond për të paguar shqiptarët jashtë vendit, të ndihmojnë bashkitë në hartimin e projekteve për të thithur fonde nga BE

11 Korrik, 18:29 | Përditesimi: 11 Korrik, 18:29

Kryeministri Edi Rama ka propozuar krijimin e një strukture të posaçme jashtë vendit për të përfshirë shqiptarët e diasporës dhe ekspertët e huaj në përmirësimin e kapaciteteve të bashkive në Shqipëri. Sipas Ramës, është e domosdoshme të shfrytëzohen burimet njerëzore jashtë territorit, për të ndihmuar bashkitë në hartimin e projekteve dhe në rritjen e efikasitetit të qeverisjes vendore.

I.M/Shqiptarja.com