Rama: Grumbujt e kënetës më hoqën mallin e Bashës! Bufi i kërrusur dhe i rrudhur si shtrigan, Latifi do ikë andej nga erdhi edhe më i pasur

9 Maj, 21:46 | Përditesimi: 9 Maj, 21:46

“Ky rrugëtim nëpër Shqipëri ka qenë i bukur, ka qenë i qetë pozitiv s’ka pasur ndotje të mëdha akustike apo pamore përveç grumbujve me leshterikë të kënetës nëpër sheshe apo grushtave dhe shkelmave madhëhstorë të tyre mes veti. Mua ato grumbujt e kënetës më hoqën mallin e Bashës, kur në 2017 përhapte dritën e republikës së re. Këtë herë në vend të shokut tim me pantallona verore ngjyrë verdhë, si këngëtar në përvjetorët e maturës ishte bufi me kapelen e Trump, i kërrusur dhe i rrudhur si ai shtrigani i koncertit ’36 me Latifin që të përhapte tymin madhështor të magjisë që do na shkatërronte të gjithëve ne dhe me syrin e qimit të qunit për lajmin madhështor që do ta bënte oqeanin atlantik kos.", tha Rama. 

r.k./Shqiptarja.com