Rama i përgjigjet KLGJ-së: Mos harxho kohën për të gjykuar se si e bëj unë punën! Shqyrto shqetësimet e palëve të cenuara nga vendime qorre të gjykatësve

29 Gusht, 21:38 | Përditesimi: 29 Gusht, 21:38

Kryeministri Edi Rama është përplasur në distancë me Këshillin e Lartë Gjyqësor pas kritikave për gjyqtarët që pengojnë shembjen e ndërtimeve pa leje në hapësirat publike. KLGJ i quajti cënim të gjyqësorit kritikat e kryeministrit, por Rama u përgjigj duke thënë se gjyqtarët nuk mund të bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë së drejtësisë.

    I.M/Shqiptarja.com