Rama inspekton rrugën Bunavi – Kërkovë: Perspektivë e re zhvillimi! Qytetari: Kemi ndërruar parti për ty! Kryeministri: Kur e kërkon atdheu e ndërroi edhe Churchill

24 Mars, 08:46

Kryeministri Edi Rama inspektoi mëngjesin e së hënës rrugën Bunavi – Kërkovë në qarkun Vlorë, e cila ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit. Kreu i qeverisë tha se ky projekt hap një perspektivë të re zhvillimi për shtatë fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund.

I pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili u shpreh se rruga e re do t’i shërbejë edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë, e cila do të ketë rreth 500 forca të emergjencave civile.