Rama inspekton sheshin e ri 'Çerçiz Topulli’ në Gjirokastër: Ky i ka hije Çeços dhe gjirokastritëve! Në funksion të plotë, parkim mnëntokësor e identitet arkitektonik

24 Mars, 17:16

Pas Pallatit të Sportit dhe spitalit rajonal, kreu i qeverisë inspektoi edhe sheshin e ri “Çerçiz Topulli”, i shndërruar tashmë në një vepër me një funksionalitet të plotë si parkim nëntokësor dhe një hapësirë estetike me identitet arkitektonik të veçantë. “Ky është sheshi që Çeços dhe gjithë gjirokastritëve u ka hije”, thotë Rama