Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka zgjedhur që të ironizojë deputetin Bujar Leskaj dhe kandidatin e koalicionit Berisha Meta, Hysni Sharrën. Kryesocialisti u shpreh se ka respektin e tij pasi ka zgjedhur më budallain që mund të gjente në qytet.
‘Ka gjetur më budallain e Vlorës për ta bërë kandidat të opozitës. Më budalla që ka gjetur Leskua për të kandiduar këtu me Ermalin në Vlorë me Qiri nuk e gjen dot. Për këtë duhet ti them Leskos, respekte, që e kuptove se këtu nuk kruhesh dot me PS-në. Sa më budalla të jesh aq më i vlefshëm je për ta.'- tha Rama.