Rama ironizon Berishën: Zogjtë e sjellin vërdallë nëpër Shqipëri, një njeri i mbaruar e të pashpresë! Thirrje demokratëve: Do hyni në gjynah, mos çoni rrugeçër në Tiranë

5 Maj 2025, 12:43 | Përditesimi: 5 Maj 2025, 12:43

Kryesocialisti Edi Rama ironizoi Sali Berishën teksa tha se “zogjtë” e tij e sjellin vërdallë nëpër Shqipëri. Ai tha se asnjë nga të vetët nuk doli që t’i thotë se tashmë është një njeri i mbaruar. 

Më tej, iu drejtua demokratëve të Devollit, duke iu thënë se do të hyjnë në gjynah nëse çojnë një rrugaç në Tiranë, duke iu referuar Bledjon Nallbatit, dhe dhunës së tij ndaj shoferit të kamionit dy ditë më parë. 

E.H/Shqiptarja.com