Rama ironizon koalicionin e Berishës: Mjafton të shikoni Gjuzin tonë dhe Gjuzin e atyre për të votuar në 11 maj

15 Mars, 19:18

Edi Rama, në përfundim të podkastit maratonë "Flasim" me dy të ftuarat e fundit, nuk ka kursyer ironinë me koalicionin “Shqipëria Madhështore” të Sali Berishës. Rama iu referua Ilva Gjuzit, kandidates së Qarkut Tiranë në listat e mbyllura, duke vendosur në krahasim mbiemrat e tyre të njëjtë me disa batuta.

Rama: Ilva, që besoj tani është e njohur. Ilva është “Gjuzi për të ardhmen”, Gjuzin për të shkuarën e kemi në kënetë. Na ka rënë në kënetë Gjuzi madhështor, Ilva është Gjuzi njerëzor, femëror dhe normal. Madhështorin e kemi në kënetë. Mjafton të shikoni Gjuzin tonë dhe Gjuzin e atyre dhe është shumë e qartë se cila duhet të jetë zgjedhja në 11 maj. Edhe Gjuzi i tyre është më i miri atje.