Rama ironizon opozitën: Iu kemi kopjuar programin? Gjëja më qesharake, a thua se bëhet fjalë për Kodin e Da Vinçit

1 Prill, 09:50

Kryeministri Edi Rama i cilësoi si qesharake akuzat e opozitës se iu ka kopjuar programin elektoral. Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, kreu i qeverisë tha se nuk ishte Kodi i Da Vinçit.

"Iu qajnë hallin pensionistëve dhe që iu kopjua programin. Gjëja më qesharake në botë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod atomik. A thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod kasafortë, të ndonjë sekreti, Kodi i Da Vinçit. Megjithëse iu qajnë hallin pensionistëve, nuk janë kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banaliteti dhe hipokrizisë dhe krijesave kënetore. ”, u shpreh kryeministri.