Rama ironizon opozitën: Këtë herë do hanë shumë gola, do thonë na ‘çanë rrjetën’! Largimi i shqiptarëve? S’jetojmë më në bunkerin e Enver Hoxhës, tani kanë filluar të kthehen

15 Prill 2025, 09:46 | Përditesimi: 15 Prill 2025, 09:46

“Kjo është propagandë sepse boll fakti në mënyrën më të pacipë, bufi e latifi dhe të tjerët i thonë pa pikë turpi njerëzve ikën 1 mln shqiptarë, ndërkohë që nga censuri i bërë, numërimi shpi më shpi, janë 2.4 mln sot që janë aktualisht këtu. Nëse kanë ikur 1 mln, nja 1.2 kishin ikur deri në kohën kur morëm detyrën, i bie të jemi 4.6 mln. Kështu që bëjeni mirë llogaritë. E dyta kanë ikur shqiptarët patjetër por në asnjë mënyrë nuk kanë ikur më shumë sesa çkanë ikur historikisht dhe gradualisht vit pas viti. E treta, nuk jetojmë më në bunkerin e Enver Hoxhës. Jemi të lirë të ikim e të vijmë. Shqiptarët kanë filluar të kthehen më shumë seç ktheheshin më përpara dhe do të vijnë më shumë kur të kenë të njëjtët standarte dhe paga si një mesatare po themi se nuk po diskutojmë këtu Gjermaninë dhe Francën që kanë pagat më të larta në Evropë por edhe taksat. Po diskutojmë nivelin e vendeve si Greqia dhe Kroacia, që jemi duke u  afruar hap pas hapi. Po të bëheshin me magji se do të kishte dalë ndonjë magjistar. Të gjithë e kanë pasur njësoj këtë histori. “, u shpreh Rama.

r.k./Shqiptarja.com