Rama ironizon opozitën: Kur vjen nga Lana e demokracisë, mbytesh te ajo e marrëzisë! Do bëni revolucion për të shpëtuar Amerikën

2 Mars 2023, 11:56

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer ironinë për opozitën ndërsa ata flisnin nga vendi dhe i kërkonin që të jepte përgjigje për çështjen McGonigal.

“Mund të hyje në byrektore e të firmosje hipoteka false. Të spiunoje dikë që t’i zije vendin pastaj apo të bëheshe shollë. E pra, ja se si mund të imagjinoj se kur vjen nga Lana e demokracisë te Lana e marrëzisë do mbytesh. Të zezat e tua janë të zezat e të gjithëve dhe jo vetëm duke mos pasur pikën e respektit por duke u përpjekur me tërbim të vesh litar si i mbyturi që të mbyt. Kërkojnë të bëjnë revolucion për të shpëtuar Amerikën. Keni 2 muaj që më kërkoni, prisni. Ku je ku je?”, tha Rama.

    No videos found.