Rama ironizon premtimet e Këlliçit për Tiranën: Duket sikur i ka humbur firzamonika dhe kërkon ta gjejë! Lali Erit i dhurojnë kundërshtarët më të lodhur

11 Prill 2023, 18:47

Kryeministri, Edi Rama ka ironizuar premtimet e bëra nga Belind Këlliçi për transport publik falas në bashkinë e Tiranës. Ai tha se me Këlliçin përballë Veliajt në garën për bashkinë e Tiranës, kundërshtarët politikë i kishin bërë një dhuratë.