Rama jep lajmin e mirë: Shumë shpejt, Japonia do dërgojë ambasador të posaçëm në rajon! Presim me padurim që shqiptarët të lëvizin pa viza drejt jush

22 Shkurt 2023, 14:23

Kryeministri Rama ka folur në një konferencë të përbashkët me homologun e tij japonez, Fumio Kishidën. Në kuadër të 42 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike dhe vizitës së tij dy ditore në Japoni, Rama jep lajmin se shumë shpejt, Japonia do jetë edhe më aktive në marrëdhëniet diplomatike të Ballkanit Perëndimor, rajonit dhe vendit tonë. Rama tha se Japonia do të dërgojë një ambasador përgjegjës për rajonin, e kështu pavarësisht dallimeve nga aspekti i pozitës gjeografike, Japonia do mund të bashkëpunojë krah për krah përballë krizave të pa pritura.