Rama: Jo çdo njeri me laps është gazetar! Pronarët e mediave që shkelin ligjin duhet të gjobiten! S’pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju

24 Mars 2023, 09:51

Liria e shtypit, mediat e vetë gazetarët ka qenë tematika e radhës ku kryeministri Rama u ndal. Në bashkëbisedimin e tij me Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Rama foli për gazetarët në tërësi, të cilët sipas tij janë më të keq paguarit në treg, pre e pronarëve të medias. Sipas tij, pronarë të medias ‘kërcënojnë’ me gjepurat që u vijnë nëpër mend në mënyrë që të trajtohen ndryshe nga qytetarët e thjeshtë. Rama thotë se pronarët e mediave gjithashtu duhet të ndëshkohen, të paguajnë taksat, tatimet e qiratë e bizneseve të tyre të tjera, sepse duhet të tregohemi të drejtë me gjithkënd. Më tej, Rama shton se jo çdo kush që ka mundësi dhe hapësirë të shkruajë, është gazetar, sepse nuk mund të quash gazetari aludimet pa fakte.