Rama ‘kapet’ me ndjekësin: E shuan etjen në ujin e kënetës! Ky është vendi yt, nëse do të ishte siç thua ti s’do të zbarkonte gjithë Evropa më 16 Maj

1 Maj, 09:09 | Përditesimi: 1 Maj, 09:09

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj një komentuesi që i shkruante se dalin pas 12 vitesh si halabakë. Kreu i qeverisë e ironizoi duke thënë se e “shuan etjen” nga uji i ndenjur i kënetës. 

“Ky është opinioni yt, komplet personal, i nxjerrë nga uji i kënetës në të cilin shuan etjen se është shumë e qartë. Por ka një gjë. Populli është më i mençur se unë dhe se ti. Populli e di vetë se çfarë gjykon, si gjykon dhe si vendos. Siç mund ta shohësh nga të gjithë sondazhet, shumica e popullit mendon shumë ndryshe nga këneta, kur ti për fat të keq ushqehesh politikisht. Është vërtetë e ulët që një goxha burrë, siç të shoh në fotografi, të përdorë gjithë këto fjalë të rënda, ndërkohë që ky është vendi yt. E kupton, se ti do ta bësh më të mirë. Kjo është fisnike, që t’i do që dikush tjetër ta qeverisë është legjitime. Por ky është vendi yt, nëse do të ishte një vend kështu siç thua ti si do të zbarkonte këtu e gjithë Evropa me 16 Maj.”, tha Rama. 

r.k./Shqiptarja.com