Rama: Kapitalistët e mëdhenj nuk shquhen për mbajtjen e fjalës, por Mastercard e mbajti! 95% e shërbimeve online, 650 mln euro kursime! Vetëm martesat s’i bëjmë dot, mbase...

27 Mars, 18:05

Kryeministri Edi Rama falënderoi drejtuesit e Mastercard për mbajtjen e fjalës në programin e pagesave elektronike që po realizohet në Shqipëri, duke bërë edhe batuta me ta, teksa u shpreh se “zakonisht kapitalistët e mëdhenj nuk e mbajnë fjalën, por mesaduket drejtori ka ADN nga Ballkani dhe u rikthye për ta mbajtur këtë fjalë”.

Kreu i qeverisë vuri theksin te negativiteti i pagesës cash dhe që të ndryshojnë shifrat, ndërsa u shpreh se 95% e shërbimeve në Shqipëri bëhen online dhe kursehen 650 milionë euro në total tek qytetarët.

Madje ai nuk mungoi batutën për këtë shërbim, duke thënë se “vetëm martesat nuk i bëjmë dot online, por edhe për to mbase një ditë do e arrijmë”.