Rama: Ku e gjej energjinë? E kam zjarr të brendshëm! Rrethanat dhe loja e fatit e sollën të ngec në këtë valle

6 Mars 2025, 18:31 | Përditesimi: 6 Mars 2025, 18:31

Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj edhe disa prej pyetjeve të të rinjve të PS-së, të pranishëm në takimin e sotëm.

Njëra prej tyre ishte se ku e gjen ai këtë energji, të cilës iu përgjigj se shkak ishte “zjarri i brendshëm që ai kishte”.

“Kanë qenë rrethana të kohës, por edhe lojë e fatit. Sikurse edhe ka lidhje me historinë, pasi në moshën tuaj jetoja në kohë e regjim tjetër. Kështu që rrethanat e kanë sjellë që të ngec në këtë valle. Unë i them zjarri i brendshëm. Për sa kohë kam zjarrin e brendshëm, nuk kam nevojë të pyes se ku i gjej energjitë, por nëse zjarri do shuhet atëherë do jetë e vështirë. Fakti që ta mbyllim këtë fazë historike, unë, se ju e Ogerta do jeni, por kjo është edhe një hakmarrje historike”, tha kryeministri.

r.k./Shqiptarja.com