Rama kujton takimin me rektorin e BOKUT-t në Vjenë, nuk kursen batutat: Ishte pak i trembur, i kishte shkuar në derë shefi i madh i mafias shqiptare...

22 Korrik, 11:55 | Përditesimi: 22 Korrik, 11:55

Kryeministri Rama në aktivitetin për UBT vijoi me batutat. Teksa kujtoi takimin me rektorin e atëhershëm të Universiteti Boku të Vjenës, Rama tha se ai ishte i ‘frikësuar’ pasi në zyrë i kishte shkuar ‘shefi i madh i mafias shqiptare’.

“Është ish rektori i BOKU që kur ne e takuam ishte në detyrë. Unë isha i pari kryeministër që hipja shkallët e atij universiteti që nga 1972 dhe rektori ishte pak i trembur se nuk kishte faj, ca nuk kishte dëgjuar për Shqipërinë e shqiptarët. Dhe po i vinte personalisht shefi i madh i mafias shqiptare në derë. Aty filluam diskutimin e parë, njeri civil i mirësjellshëm. E ndjeja se na shikonte me një çudi të përzier me frikë. Falë këtij burri, që rasti e solli, që edhe të tërhiqej nga aktiviteti akademik në këtë periudhë dhe të na bashkohej me shumë bujari në këtë përpjekje tonën."

r.k./Shqiptarja.com