Rama: Lehtësuam vizat e punës, në ministri lajmi shkoi sikur ishte nisur me pëllumb! Ca drejtorë janë për librat e Franz Kafkës

19 Shtator 2025, 14:09 | Përditesimi: 19 Shtator 2025, 14:09

Ndërsa prezantoi ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, kryeministri Edi Rama ironizoi Ministrinë e Brendshme. Rama tha se Gjendja civile ka ende probleme me sistemin. Kreu i qeverisë tha se kanë lehtësuar lejet e qëndrimit dhe të punës, por ndërkohë ky lajm në Ministrinë e brendshme shkoi sikur të ishte nisur me pëllumb. Rama tha me ironi se Ministria e Brendshme jeton në një zonë tjetër orare.

 

I.M/Shqiptarja.com