Rama: Lufta e solli në vete BE-në, me ne është treguar hipokrite! Retorika e Britanisë? Njëjtë si Holanda që nxirrte në faqe të parë shqiptarët kur kishin zgjedhje

24 Mars 2023, 08:58

Në vizitën e tij në Britaninë e Madhe, Rama është pyetur edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për gjithë unionin në tërësi. Rama u shpreh se BE është një sfidë e cila ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e brendshëm të një shteti. Por, megjithatë, Rama thekson se ndonjëherë edhe kur një shtet ka progres, BE nuk është gjithnjë gati për të ‘hapur krahët’. E thënë ndryshe, Rama e sheh si problematike faktin se bashkimi Evropian është në thelb edhe një union i mëvetshëm, sepse sipas tij në thelb është hipokrite. Duke e ilustruar me shembullin e Holandës, gjatë kohës së zgjedhjeve, Rama nënkuptoi se edhe retorika e përdorur tani për shqiptarët në Britaninë e Madhe është për shkak të zgjedhjeve që pritet të vijnë.