Rama mbledh grupin e PS-së: Deputetët të zbresin në terren! Balla: Do dialogojmë me opozitën për amnistinë fiskale, ta miratojmë këtë sesion parlamentar

16 Janar 2023, 15:04

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste ku në fokus të takimit ka qenë prezenca e deputetëve në terren, të cilëve Rama u ka kërkuar që të zbresin dhe të jenë më shumë aktivë në takimet me qytetarët. Kjo porosi vjen pak kohë para zgjedhjeve vendore, ndërsa kreu i grupit Taulant Balla tha se kanë synim që të vazhdojnë të drejtojnë sërish çdo bashki të vendit, prandaj duhet më shumë angazhim nga ana e deputetëve.