Rama: Më 11 Maj, PD do marrë disfatën më të madhe që nga ’97! Ka në krye një tufë delirantësh, pas zgjedhjeve do klithin “na vodhi”

11 Prill 2025, 19:53 | Përditesimi: 11 Prill 2025, 19:53

Kryeministri Edi Rama tha se Sali Berisha e di që më 11 Maj do të marrë disfatën më të madhe që nga 1997. Në fjalimin që mbajti para grave dhe vajzave, kryesocialisti u shpreh me ironi se menjëherë pas zgjedhjeve, do të fillojnë edhe të flasin për vjedhje votash pasi s’do pranojnë humbjen.

“Bufi e di më mirë se unë, ju e të gjithë që vetëm një magji mund ta shpëtojë nga distafa dhe disfatën më 11 maj do ta ketë më të madhen që nga 97. Magjia do t’i  ndodhë por për së prapthi dhe pastaj hajde e dëgjoi se na kanë bërë magji, na i morën se i kishim në kuti.”, u shpreh Rama.

Më tej, kreu i qeverisë ironizoi Aleancën e tyre madhështore.  Sipas tij, deri në ditën e zgjedhjeve do të flasin për premtime madhështore, por pas kësaj dite, do të ankohen  për vjedhjen madhështore.

E.H/Shqiptarja.com