Rama: Më 12 maj bufi do jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës, te kutitë e votimit do i dalë noc rroku

15 Prill 2025, 10:32 | Përditesimi: 15 Prill 2025, 10:32

Kryesocialisti Edi Rama ironizoi Sali Berishën gjatë komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale, duke thënë se më 12 maj do jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës, pasi kur të hapë kutitë e votimit do i dalë noc rroku.

“Më 12 maj bufi do jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës për atë që do të ndodhë kur të fillojnë të hapen kutitë e të dalë noc rroku aty për bufin dhe të gjithë kua-kuatë”, tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com