Rama me përfaqësues të teknologjisë: Marrëveshje kuadër mes qeverisë dhe sektorit tuaj

18 Korrik, 16:06 | Përditesimi: 18 Korrik, 16:06

Kryeministri Edi Rama pas takimit me përfaqësues të teknologjisë dhe start up-eve në Berat tha se do të nënshkruhet një marrëveshje kuadër me qeverinë me qëllim që ata të kenë akses në të gjithë strukturat e qeverisë, që të kenë bazën e nevojshme për të ndërtuar modele AI. Po ashtu, është dakordësuar që të ngrihet një Forum që do të mblidhet çdo 4 muaj.

A.A/Shqiptarja.com