Rama miting përmbyllës në Vlorë: Qytetit i duhet një kryetar bashkie që të rri pa gjumë! Do e kthejmë kampione të turizmit në Ballkan

6 Maj 2023, 20:04 | Përditesimi i fundit: 2023-05-06 21:48:43

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në miting përmbyllës në qytetin e Vlorës, ku prezantoi kandidatin Ermal Dredha. Kryesocialisti që në nisje të fjalës së tij, u shpreh se Vlorës i duhet të një kryetar i cili nuk fle gjumë.

‘Ermali më pyeti se çfarë pret nga unë i kam thënë që të rrosh pa gjumë! Vlorë si duhet një kryetar bashkie që rri pa gjumë, që zgjohet i pari dhe që shikon se në qytet nuk ka asnjë copë letër. Vlorës i duhet një kryetar bashkie që fle i fundit. Vlora është bashkia më problematike për pastrimin dhe kjo është e papranueshme. Nuk mund të vijë qeveria këtu të pastrojë Vlorën. Do e bëjmë Shqipërinë njishin e turizmit në Ballkan. I duhet një kryetar bashkie që matet 7 herë para se të firmosë një leje ndërtimi si kjo përballë që kam unë.’- tha Rama.