Rama: Mos dëgjoni muzikën e kënetës dhe mos e çoni dëm votën më 11 maj! Mandatin e katërt rruga Thumanë-Krujë

21 Mars, 11:01

Kreu mazhorancës premtoi nga Durrësi ditën e sotme edhe ndërtimin e rrugës Thumanë-Krujë, aq shumë e munguar dhe që i ka munduar për dekada banorët e asaj zone, që gjithashtu është e vizituar edhe nga turistë të shumtë për shkak të kalasë.

Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar edhe kryebashkiakur Artur Bushi që ishte prezent, tha se kjo rrugë do të bëhej në mandatin e katërt si premtim i dhënë që do mbahet dhe si kërkesë kryesore e kryebashkiakut.

“Në mandatin e katërt do bëjmë rrugën Tiranë-Krujë, rrugën që Bushi, (kryebashkiaku i Krujës) e ka kërkuar që kur ishte i vogël. S’u bë rruga, iku Bushi në Itali. Më kujtohet kur e takova për herë të parë dhe më kërkoi rrugën Thumën-Krujë, më tha po e bërë unë vij me ty, e atëkohë nuk isha në qeveri, por më tha se kur të vish në pushtet do e bësh rrugën Thumanë-Krujë dhe ja kjo ishte”, tregoi kreu i qeverisë.

Në fund ai bëri thirrje për shqiptarët që më 11 maj të mos e çonin votën dëm dhe të votonin për të ardhmen europiane të vendit e jo për kënetën.

“Doni të rrini e të dëgjoni muzikën e kënetës, dëgjojeni. Por ju them në datën 11 mos e hidhni kot atë votë, mos e çoni dëm”, e mbylli fjalën e tij Rama.