Rama: Mosmarrëveshjet e mëdha me Serbinë i kemi për Kosovën! Kurti më i hapur e konstruktiv se më parë, të lëmë pas të shkuarën

2 Prill 2023, 19:13

Kryeministri Edi Rama tha se mosmarrëveshjet më të mëdha të Shqipërisë dhe Serbisë janë kur flitet për Kosovën. Teksa përmendi takimin që pati disa ditë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Rama tha se ishte më i hapur e më konstruktiv se më parë ndërsa dha mesazhin që të lënë pas të shkuarën për të arritur normalizimin e marrëdhënieve.

“Nëse do të vazhdonim të mos i flisnim njëri-tjetrit e të qëndronim në barrikadat e së shkuarës, sot mund të kishim qenë në një pozicion shumë të keq me të gjitha krizat që janë shpalosur vetëm në kufijtë e Evropës. Natyrisht kemi një mosmarrëveshje të madhe apo një distancë mjaft e madhe kur bëhet fjalë për atë që ju e quani Kosova e Metohia dhe unë e quaj Kosova. Kjo është arsye për të folur më shumë.