Rama: Muze për etnografinë dhe artin e periudhës islamike, në diskutime për të marrë edhe një muze të madh europian në Tiranë

10 Qershor 2025, 09:36 | Përditesimi: 10 Qershor 2025, 09:36

Në komunikimin e sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u fokusua kryesisht te zhvillimi i kulturës dhe sportit në vend. Duke iu përgjigjur një komentuesi që iu ankua për mungesë kinemash, teatrosh e muzesh, kryeministri Edi Rama i listoi disa prej tyre. Ndërsa zbuloi se bashkë me Bashkinë e Tiranës po punohet për të hapur një muze tjetër për etnografinë dhe artin e periudhës islamike, ndërkohë që Muzeu Kombëtar do të transformohet tërësisht. Rama tha se jemi në diskutime për të marrë një muze të madh europian në Tiranë.

 

r.k./Shqiptarja.com