Rama nderon me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike presidentin e Emirateve Arabe: E kuqja dhe e zeza, simbolizojnë gjakun që vëllezërit tanë dhanë për këtë tokë

17 Korrik, 11:43 | Përditesimi: 17 Korrik, 16:01

Kryeministri Edi Rama ka nderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me “Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”. Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi ndihmën e dhënë nga Emiratet në momentet më të vështira për shqiptarët, duke e quajtur Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan një vëlla të vërtetë të popullit tonë.

E.H/Shqiptarja.com