Rama: Ndihem krenar për Raportin e PS-së me drejtësinë! Jemi e vetmja parti që as kemi vrarë e burgosur për arsye politike

12 Qershor 2023, 20:21

‘Raporti i PS-së me drejtësinë. Ky raport ka nisur me burgosjen e liderit të PS-së. Është zhvilluar më pas si një raport për respektin për pavarësinë e gjyqësorit. Por edhe si një raport me plagë të hapur nga gjyqësori i përdorur politikisht kundër nesh. Drejtësia dikur ishte vegël e pushtetit të kundërshtarëve tanë dhe pastaj është ngritur në nivelin historik të Reformë në Drejtësi, kur kjo parti i hyri detit! PS është e vetmja parti në pushtet që as nuk ka vrarë as burgosur e as rrahur një njëri të vetëm për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar vendin. Asnjë parti tjetër që nga 1912, nuk e ka bërë dot. Ata që japin drejtësi merren pa asnjë pengesë me zyrtarët të lidhur me pushtetin drejtpërdrejt, ndërkohë kanë gjithë mbështetjen e partisë në pushtet. Flet shumë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Shqipëria fëmijëve tanë falë reformës në Drejtësi, familjet shqiptare të fëmijëve tanë do kenë drejtësi. Kokën lart dhe vetëm para, me bindjen se o e bëjmë ne o se bën askush tjetër Shqipërinë.’- tha Rama.

  •