Rama: Ndryshim në financimin e Portit të ri në Porto Romano, do ketë financim të brendshëm

10 Janar, 15:02

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ketë një ndryshim në financimin e ndërtimit të Portit të Porto Romanos në Durrës. Sipas Ramës do të ketë financim të Brendshëm, pasi është përfshirë edhe NATO.

‘Hapja e garës ndërkombëtare për Porto Romanon në Durrës, do të bëjmë së shpejti një ndryshim për natyrën e financimit pasi është një projekt strategjik, pasi kemi përfshirë edhe NATO-n në këtë proces për krahun ushtarak të Portit. Ndryshimi do të jetë që do të kalojë me financim të brendshëm në mënyrë që mos të zgjatemi me procedura.’- tha Rama.

    No videos found.