Rama në Davos për sulmin kibernetik nga Irani: Qëllimi i tyre të na kthenin në ‘epokën e letrës’ por ne ia dolëm, kemi 95% shërbime dixhitale! Forcojmë mbrojtjen

17 Janar 2023, 20:08 | Përditesimi i fundit: 2023-01-17 23:00:07

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë u diskutua nga Kryeministri Rama në një prej sesioneve ku ai mori pjesën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Rama tha se Shqipëria ia doli t’i bënte ballë sulmit duke pasur parasysh që qëllimi i keqbërësve ishte ta shkatërronte sistemin e shërbimeve dixhitalizimin e Shqipërisë.