Rama në Kukës: Berisha po shpërblen kandidatin që ka sjell këtu, e ka ndihmuar me letrat e Gërdecit

4 Maj 2023, 19:04

ga Kukësi, kryeministri Edi Rama tha se Sali Berisha po shpërblen kandidatin që ka vendosur për këtë bashki, Admir Sinamati. Rama tha se Sinamati e ka ndihmuar Berishën për letrat e Gërdecit, tragjedisë ku mbetën të vrarë 26 persona të pafajshëm.

“Njeriu e humb. Politika të merr mendjen, pushteti të merr mendjen. Lërë pastaj po u fute në hallet si e atij të shkretët sa të thotë Amerika mu hiq sysh se s’të shoh dot me sy. Ca ti thuash. E keni pa vjen vërdallë vetëm sha. Merret me njerëz, gra, burra, kalamaj se kujton se janë gjithë si puna e atij. Që edhe këtë kandidatin këtu e ka sjell për hall. E dini ju. E ka ndihmu ai me ato letrat e Gërdecit”, tha Rama.

    No videos found.