Rama në Mat: PD ka pasur në krye një ultra komunist! Mos mbështesni ‘non gratën’, vota për Berishën do rrotullojë në varr gjyshërit tuaj

3 Maj 2023, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2023-05-03 15:52:41

Kryesocialisti Edi rama ditën e sotme është ndalur në Mat. Gjatë një takimi me qytetarët, Rama u bëri thirrje atyre që të mos votojnë për koalicionin Berisha-Meta. Rama tha se ata i kanë pasur në dorë bashkitë, por edhe kur kanë qenë në qeverisjen qendrore nuk kanë bërë asgjë për zhvillimin e vendit.