Rama në Mynih: BE ka nevojë më shumë për ne! Nëse nuk bashkohet, ‘sherifi’ nuk do ta marrë seriozisht

16 Shkurt 2025, 12:39 | Përditesimi: 16 Shkurt 2025, 12:39

Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij për zgjerimin e Bashkimit Europian, dërgoi një mesazh të fortë për Brukselin, duke theksuar se Europa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor më shumë sesa ky i fundit ka nevojë për BE-në.

Ai kritikoi burokracinë europiane, duke e përshkruar BE-në si një mekanizëm që funksionon me precizionin e një “ore zvicerane”, ku prodhohen rregullore pa pushim, por mungon vendimmarrja e shpejtë dhe strategjike për zgjerimin.

I.M/Shqiptarja.com