Rama në prezantimin e programit për infrastrukturën: Gjoba do vijë në iPhone me fytyrën e secilit, kamerat në çdo aks do zëvendësojnë policët në rrugë

15 Prill 2025, 19:06 | Përditesimi: 15 Prill 2025, 19:06

Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme gjatë programit për infrastrukturën dhe lehtësimin që do të vijë si rrjedhojë e ndërtimit të ‘Qendrës së Monitorimit të Trafikut’. Sipas Ramës, të gjithë drejtuesve do u vijë gjoba në telefonin e tyre, e shoqëruar dhe me fytyrën e secilit. Nga ana tjetër, Rama theksoi se kamerat e vendosura nga investimi i ri, do të heqin nga akset kombëtare policët që rrinë në rrugë.

 

I.M/Shqiptarja.com