Rama në Shkodër: Benet Beci, kandidati ideal, nuk është as blu as mavi! Edhe Berisha është bërë xheloz sikur i kemi marrë të dashurën

12 Maj 2023, 17:19

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur një takim me qytetarët e Shkodrës ku ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Rama tha se Benet Beci është kandidati ideal për Shkodrën sepse fokusohet në ndarjet partiake por vetëm në punën që duhet bërë për të mirën e bashkisë.