Rama në ‘Sy m’sy’ shpjegon pse u rikthye me rubrikën: Shkela shumë territore të Tiranës, ndryshim i rëndësishëm, por edhe shqetësime për hapësirat

21 Korrik, 08:51 | Përditesimi: 21 Korrik, 08:51

Kryeministri Edi Rama shpjegoi sot pikën e parë të diskutimit, arsyen pse iu rikthye rubrikës së tij “Sy m’sy”, për të cilën kishte marrë pauzë që prej zgjedhjeve.

Madje ironisë së një ndjekësi se kishte frikë të bënte daljet përballë gjatë fushatës, Rama shpjegoi se ishtee kundërta, sepse i duhej të shkelte territorin vetë në zona të ndryshme në vend, por kryesisht në Tiranë, ku drejtoi edhe vetë fushatën për PS-në.

Ai tha se pa shumë zona që s’i kishte shkelur prej kohësh, ku u vu re ndryshimi i rëndësishëm, por edhe problematika e hapësirave publike, ku pas shqetësimit të qytetarëve, ishte edhe shkak i aksionit që ka ndërmarrë.

r.k./Shqiptarja.com