Rama nga Këlcyra: Ata të zorrës qorre duan vetëm të zaptojnë bashkitë! Po votuat dyshen Berisha-Meta, do rrotulloni në varr gjyshërit që e pësuan politikisht

29 Prill 2023, 18:00

Kryeministri Edi Rama u ndal për takim me qytetarët në Këlcyrë, ku ka dhënë mesazhe për opozitën dhe dyshes Berisha-Meta që i referohet ndryshe si zorra qorre.

“Çerdhja e fëmijës tënd s’mund të lihet në dorë të askujt që nuk di ta mbajë atë si duhet dhe të shërbejë si duhet. Edhe vëllai të jetë, jo më partia. Nuk e shikon dot me sy PS, punë e madhe fort, nuk e shikon dot me sy Edi Ramën, s’ka problem fare, ndërro stacion e shko te zorra qorre por mos ço votën e mos shko te zorra qorra. Ata sjellin frymën e Sudes dhe s’kanë asnjë respekt për njerëzit, kap çfarë të kapësh, mblidh votat edhe hajt se po e kapin e zaptojnë bashkinë. Këta i shohin bashkitë si Kështjella për t’i marrë peng. Janë njerëz që duan sherr, duan konflikt e t’i kthejnë bashkitë në barrikada”, tha Rama.

  •