Rama nga Kolonja: Unë jam për t’ju çuar në BE, për t’ju mbajtur jashtë keni ‘bufin e kënetës’! Ne punojmë e bëjmë rrugë, ata sulmojnë! Më 11 maj me ne në Europë, ose me bufin dhe interesin e tij në gropë

19 Prill 2025, 16:44 | Përditesimi: 19 Prill 2025, 17:57

Kryesocialisti Edi Rama tur elektoral në zonën e Ersekës. “Një tjetër projekt i madh në shërbim të ekonomisë dhe turizmit”, tha kryeministri. Akuzon opozitën se sulmon punët e mira të qeverisë dhe apelon për shqiptarët që "fatin që ka ardhur vetëm një herë në derë" ta kapin, sepse ky shans mund të ikë pas 11 majit

    E.H/Shqiptarja.com