Rama nga Kuçova: Jam garant të ruaj drejtësinë nga këneta! Ca kërkojnë votën ta mbrojnë SPAK-un nga unë, ca të tjerë thonë ‘do ju hamë të gjallë’

1 Maj 2025, 18:37 | Përditesimi: 1 Maj 2025, 18:37

Rama është ndalur në Kuçovë ku ka folur për drejtësinë, duke thënë se është pika themelore për të hyrë në BE. Kreu i PS-së tha se ka një rrezik real për shpërbërjen e drejtësisë dhe se ai është i vetmi garant për ruajtjen e saj. Më tej, Rama ka thënë se ka dhe nga ata që kërkojnë vota që ta ruajnë SPAK-un nga qeveria e tij. Kryesocialisti nuk kurseu ironitë për deklaratat e Alizotit nga Elbasani, duke thënë se, kur i dëgjon tek flasin në atë mënyrë, e meritojnë t’u thuash çyrykë.

I.M/Shqiptarja.com