Rama nga Shkodra: Mua më thonë komunist, por vetë mbajnë në krahë bufin Sekretar Partie! Persekutoi dhe internoi njerëz, i shërbeu Partisë së Punës! Dikur ishim delja e zezë e Europës

25 Prill, 19:07 | Përditesimi: 25 Prill, 19:07

Kryesocialisti Edi Rama solli në retrospektivë gjatë diskursit të tij elektoral para grave dhe vajzave në Shkodër, të kaluarën e rivalit të tij Sali Berisha.

Ai kujtoi detyrat si funksionar partie në kohën e komunizmit të kreut të PD-së, duke bërë analogji me akuzat që i hedhin Ramës këto ditë, si komunist.

Rama renditi edhe projektet dhe investimet për Shkodrën në këto vite nga qeveria, duke e nxjerrë nga rrënimi ku e kishte lënë PD-ja.

“Këta më thonë mua komunist dhe mbajnë vetë në krahë bufin sekretar partie, që ka persekutuar dhe internuar njerëz, i ka shërbyer edhe Partisë së Punës! Ku e la Shkodrën, në prapambetje. Tani Shkodra është ndryshe, ajo që bëmë ne për Shkodrën, nuk e di për ata burrat demokratë të PD-së këtu se çfarë mendojnë, teksa gjysmat e burrave këtu i kemi me ne. Vjet Shkodra buburronte nga turistët që vinin nga të gjitha anët, e vizitonin dhe madje ka realizuar të ardhurat më të mëdha në të gjithë historinë e vetë vitin e shkuar, me transformimin dhe turizmin e saj. Kurse jashtë Shkodrës kemi shumë për të thënë, ku akset ose janë të ndërtuara ose në ndërtim e sipër, e që unë e quaj kryeqendra e veriut të Shqipërisë. Ata e lanë Shkodrën dhe qytetet e qarkut të saj në rrënim, kurse tani ata që i kanë lënë këto zona mund të kthehen te oxhaku i gjyshërve”, tha ai.

r.k./Shqiptarja.com