Rama për hapjen e Tunelit të Murrizit: Jam çliruar nga një makth i vërtetë, sot mbaroi 'Odisea'

14 Mars 2025, 20:17 | Përditesimi: 14 Mars 2025, 20:17

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ditën e sotme lidhur me projektin e shumë  diskutuar, tunelin e Murrizit, gjatë një interviste për rubrikën "Sy me Sy".

Rama ka folur për sfidat që ka kaluar gjatë realizimit të këtij projekti dhe ka pranuar se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të dhe për ekipin e tij.

"Sot jam çliruar nga një mankth i vërtetë. Tuneli i Murrizit, një kurth i paparë i natyrës, ku thashë ‘ramë dhe skemi për të dalë më’. Kur puna po ecte mirë e bukur, papritur shpërthyen ujrat dhe na morën peng, duke na i shtyrë afatin e përfundimit pa afat," ka thënë Rama, duke e cilësuar këtë periudhë si një "odise" të pafundme dhe një betejë për të mundur një kalë që nuk dorëzohej."-thotë Rama. 

r.k./Shqiptarja.com